Në “San Siro” për të parë finalen e Champions në ekran, shiten të gjitha biletat për 7 orë

Futboll

Në “San Siro” për të parë finalen e Champions në ekran, shiten të gjitha biletat për 7 orë

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 11:38
Stadiumi “San Siro”

“San Siro” ka shitur 43 mijë biletat e vënë në dispozicion për të parë në ekran të madh finalen e Champions League mes Interit dhe Manchester City e cila do të luhet më 10 qershor.

Të gjitha biletat janë shitur për një kohë rekord, për 7 orë.

Ekrani i madh prej 400 metrash katrorë do t’i lejojë tifozët zikaltër të përjetojnë ndeshjen brenda “Meazza” duke u ulur në unazat në sektorin e kuq, në lëndinë dhe në segmentet jeshile dhe blu.

Portat e “San Siro” do të happen në orën 19:00 dhe në pritje të ndeshjes së madhe në Stamboll, do të ketë një para-ndeshje argëtuese për tifozët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat