Bushi: Bullgaria si Armenia, kam djem që luajnë bukur

Futboll

Bushi: Bullgaria si Armenia, kam djem që luajnë bukur

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 11:26
Pamje nga konferenca

Trajneri i Shqipërisë U21, Alba Bushi foli në një konferencë për shtypin në lidhje me miqësoren e 20 qershorit ndaj Bullgarisë U21. Sfidë që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” (18:30).

“Janë 8 lojtarë që vijnë nga kampionati shqiptar. Kishim një plan për të marrë lojtarë të tjerë, por kemi kohë që i shohim këta që kemi marrë. Janë lojtarë të perspektivës. Janë lojtarë të mirë dhe të rinj.

Alivoda dhe Preka? Mungesa për arsye teknike. Do provojmë disa lojtarë të tjerë të rinj. Të jesh trajneri i kombëtares U21, nuk është e lehtë. Nuk është e lehtë të bësh plane.

Është pak e vështirë, por më pëlqen, sepse kështu ecim përpara. Ndeshja me Bullgarinë është një test i mirë për ne. Ata luajnë me të njëjtin sistem si Armenia.

Do doja të kisha edhe lojtarë që mungojnë, por ata do të rikthehen në shtator. Besoj se këta lojtarë do e përballojnë mirë këtë ndeshje, si në lojë dhe rezultat. Puna me moshat është primare në ekipin kombëtar.

Bashkëpunimi me Sylvinhon? Puna me moshat është primare në ekipin kombëtar.

Jemi në bashkëpunim me trajnerin e ekipit A. Ai ka luksin të përzgjedhë lojtarë nga kombëtaret e moshave.

Kemi lojtarë cilësore, që luajnë në nivele të larta, si Broja dhe Asllani. Ne kemi lojtarë shumë të rinj. Kemi lojtarë pretendentë për të luajtur me kombëtaren A në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat