Inter Miami dëshiron të ndërtojë ekipin rreth Messit

Futboll

Inter Miami dëshiron të ndërtojë ekipin rreth Messit

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 12:16
Messi Di Maria, Suarez

Klubi nga Mayor League Soccer, Inter Miami, do të tentojë të nënshkruajë me pesë lojtarë që kanë luajtur më parë me Lionel Messin për klube ose shtetin.

Pas shumë spekulimeve rreth lëvizjes së tij të radhës, Messi më në fund konfirmoi transferimin e tij të shumëpërfolur në MLS të mërkurën gjatë një interviste me gazetën spanjolle Mundo Deportivo.

“Nuk do të kthehem në Barcelonë, do të bashkohem me Inter Miami.

Pasi fituam Kupën e Botës dhe nuk arrita të shkoja te Barça, ishte koha për të shkuar në Shtetet e Bashkuara për të jetuar futbollin në një mënyrë tjetër dhe për të shijuar më shumë dita në ditë”, tha Messi.

Messi, i cili ishte shumë i lidhur me një transferim prej 500 milionë euro në sezon në klubin e Arabisë Saudite Al-Hilal, mund t’i bashkohen në Florida edhe disa shokë të vjetër dhe aktualë.

Sipas gazetarit të TyC Sports, Gaston Edul, Inter Miami “do të fillojë negociatat” me ish-shokët e skuadrës së Messit në Barcelonë, Luis Suarez, Sergio Busquets dhe Jordi Alba, për një lëvizje të mundshme në MLS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat