Laçi zyrtarizon firmën me sulmuesin anglez

Futboll

Laçi zyrtarizon firmën me sulmuesin anglez

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 11:32
Laçi

Largime, por edhe afrime te skuadra e Laçit.

Klubi kurbinas ka njoftuar në faqen zyrtare se ka arritur të sigurojë shërbimet e sulmuesit Ronaldo Sobowale, i cili së fundmi ka qenë pjesë e Malishevës në Kosovë.

25-vjeçari është një futbollist me nuhatje para portës, çka vërtetohet edhe nga statistikat.

Njoftimi i Laçit:

KF Laçi njofton se ka nënshkruar me sulmuesin Ronaldo Sobowale për dy sezone. Anglezi ka spikatur në Kosovë te Malisheva, ku shënoi 13 gola sezonin e fundit dhe do të veshë fanellën tonë në vazhdim. I urojmë suksese Sobowale me fanellën bardhezi!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat