Al Khelaifi: Largohu nga Superliga si Juventusi, është më mirë për ty

Futboll

Al Khelaifi: Largohu nga Superliga si Juventusi, është më mirë për ty

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 18:47
Al Khelaifi

ECA u takua mëngjesin e sotëm në Stamboll, para finales së Ligës së Kampionëve ndërmjet Interit dhe Manchester Cityt. 

Presidenti i Shoqatës së Klubeve Evropiane, Nasser al Khelaifi, në fund të takimit iu përgjigj disa çështjeve aktuale në futbollin kontinental, veçanërisht vendimit të Juventusit për t’i komunikuar me letër Real Madridit dhe Barcelonës synimin për ta braktisur projektin e Superligës Europiane.

“Më duket një vendim i saktë, nuk kishte asnjë të ardhme për ta, ishte një projekt pa kuptim. Pse të shpenzohen para për këtë?

Është mirë që klubet janë përsëri pjesë e ekosistemit të futbollit, edhe njerëzit inteligjentë bëjnë gabime. Juventusi është i mirëseardhur nga të gjithë”, – ka theksuar presidenti i PSG-së, i pyetur për Real Madridin dhe Barcelonën.

Al Khelaifi e la derën hapur për Barcelonën, kur u pyet nëse klubi blaugrana mund ta rishqyrtojë qasjen ndaj Superligës Europiane për shkak të situatës delikate ekonomike që po kalon dhe në pritje të vendimit të UEFA-s për rastin ‘Negreira’:

“Sigurisht, ne duam që Barcelona të kthehet në ECA, është më mirë për atë.

Sinqerisht, mendoj se është më mirë që ato të kthehen. Do të jenë në një pozicion më të mirë nëse kthehen.

Njerëzit do t’i respektojnë më shumë, do të përpiqen t’i ndihmojnë më shumë.

Tani për tani, ata janë vetëm. Tani për tani duket sikur ata janë kundër të gjithëve, gjë që nuk është mirë për ta”.

Presidenti i PSG u pyet për qëllimet e Florentino Perez dhe Laporta me Superligën Europiane: “Ata i njohin klubet që përfaqësojnë më mirë. Nuk do të kritikoj asnjë president, ata e dinë se çfarë kanë bërë dhe çfarë duhet të bëjnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat