Finalja e Championsit kthehet në makth për tifozët, abuzim i taksive

Futboll

Finalja e Championsit kthehet në makth për tifozët, abuzim i taksive

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Finalja e Championsit në vitin e shkuar, nisi me disa minuta  vonesë për shkak të problemeve që kishin hasur tifozët për të hyrë në stadium.

Kjo bëri që UEFA të kërkonte nga tifozët në Stamboll që të jenë më herët në stadium dhe dyert u hapën 9 orë para ndeshjes.

Ndërkohë, tifozët që kishin marrë makinat e tyre kanë mbetur të bllokuar në trafik dhe sikur të mos mjaftonte fluksi në rrugën drejt stadiumit, djegia e një fabrike pranë stadiumit ka bërë që të vështirësohet gjithçka dhe janë detyruar tifozët që të bëjnë rreth 7-8 kilometra rrugë në këmbë pasi trafiku nuk shihej sikur do të hapej.

Një abuzim i jashtëzakonshëm ishte edhe nga taksistët të cilët në një rrugë që kushton 11 euro, tifozëve u kanë kërkuar rreth 140 euro.

Kjo ka bërë që shumë prej tyre të stepen ndërkohë që transporti publik ishte mundësia më e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat