Drita fluturon në renditjen e re të UEFA-s

Futboll

Drita fluturon në renditjen e re të UEFA-s

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 19:17
Drita

Kanë përfunduar tre garat evropiane të organizuara nga UEFA, si Liga e Kampionëve, Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian tanimë ka përditësuar edhe listën e klubeve, ku skuadrat kosovare kanë mësuar se ku ndodhen në ranglistën e UEFA-s.

Ngritjen më të madhe padyshim se e ka skuadra gjilanase Drita ku është ngritur për 55 pozita në tabelë.

Bardhekaltërtit nga Gjilani nga pozita e 254-të tani janë në vendin e 199 duke qenë ndër 200 klubet më të mira në Evropë.

Prishtina ka pësuar rënie pasi nga pozita 281 janë në pozitën e 312-të.

Ballkani nuk kishte fare pozitë vitin e kaluar pasi nuk ishte pjesëmarrëse në garat evropiane, derisa tani është në vendin e 334-të.

Ngritje ka pësuar edhe Llapi nga pozita e 397-të në të 370, derisa Gjilani nga pozita e 398 ndodhet në pozitën e 371-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat