Kapra: Dua titullin e tretë me Ballkanin

Futboll

Kapra: Dua titullin e tretë me Ballkanin

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 09:01
Albin Kapra

Albin Kapra ka vendosur që ta vazhdojë karrierën e tij me Ballkanin. Ai së fundi rinovoi kontratën me klubin nga Suhareka duke nënshkruar edhe për tri vite të tjera.

Pas rinovimit, Kapra ka falënderuar drejtuesit e kampionit të Kosovës për besimin e dhënë, ndërsa ka shprehur qartazi synimet e tij me këtë skuadër.

Suksesi sa më i madh në garat evropiane si dhe titulli i tretë i kampionit radhazi janë qëllimet kryesore të futbollistit.

“Shpresojmë që dhurata jonë për klubin të jetë titulli i tretë radhazi dhe vazhdimi i suksesit në Evropë me të njëjtin stabilitet si në sezonin e kaluar.”, ka shkruar Kapra në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat