​Interi dhe Chelsea bisedojnë për katër lojtarë

Futboll

​Interi dhe Chelsea bisedojnë për katër lojtarë

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 10:07
“Nerazzurrët” e kanë bërë Kalidou Koulibalyn prioritetin e tyre

Drejtorët e Interit dhe Chelseat do të takohen së shpejti për të diskutuar të ardhmen e Romelu Lukakut, por edhe André Onanas dhe Kalidou Koulibalyt.

Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano pretendon se drejtorët e “Nerazzurrëve” dhe “Bluve” do të ulen së shpejti në një takim ku do të diskutohet rreth merkatos dhe sipas “Sky Sport Italia”, ai do të zhvillohet në Londër.

“Nerazzurrët” e kanë bërë Kalidou Koulibalyn prioritetin e tyre të për fazën mbrojtëse, duke qenë se Milan Skriniar do t'i bashkohet PSG-së.

Sipas Romanos, në takim mund të diskutohet edhe Trevoh Chalobah.

Nga ana tjetër, Chelsea është i interesuar për portierin e Interit, André Onana. Reprezentuesi kamerunas, i cili iu bashkua Interit në si lojtar i lirë nga Ajaxi verën e kaluar, u vlerësua nga Pep Guardiola para dhe pas finales së Ligës së Kampionëve javën e kaluar .

E fundit por jo më pak e rëndësishme, Interi dhe Chelsea do të diskutojnë gjithashtu për Lukakun. Reprezentuesi belg është i huazuar në Inter dhe duket i gatshëm të qëndrojë edhe në sezonin 2023-2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat