KF Liria: Po ndahemi me marrëveshje të dyanshme 

Futboll

KF Liria: Po ndahemi me marrëveshje të dyanshme 

Nga: K. G. Më: 13 qershor 2023 Në ora: 13:37
Xhengis Rexhepi

Klubi me renome i futbollit Liria i është mirënjohës punës së palodhshme të trajnerit Xhengis Rexhepi.

Liria dhe Rexhepi kanë ndarë rrugët.

 “Faleminderit Xhengis !

Me inkuadrimin në Superligë, Liria dhe trajneri Xhengis Rexhepi, kanë ndarë rrugët.

Kontrata e klubit me trajnerin, ka qenë deri në përfundim të stinorit, që zyrtarët e vlerësojnë të suksesshëm.

Klubi, e falënderon për punën profesionale dhe suksesin e arritur.

'Po ndahemi me marrëveshje të dyanshme, dhe me bindjen që kjo nuk është lamtumirë.

Dera për trajnerin Xhengis Rexhepi, do të jetë e hapur gjithmonë', thonë drejtues të Lirisë.

Klubi i dëshiron suksese në vazhdim, duke e falënderuar në emër të tifozëve e adhuruesve  anë e kënd,  për punën dhe suksesin e treguar”, njofton KF Liria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat