Messi e ka ndarë mendjen

Futboll

Messi e ka ndarë mendjen

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 15:59
Messi

Leo Messi zbuloi këtë të martë se nuk është në planet e tij të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Kupës së Botës, që do të mbahet në Meksikë, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada në vitin 2026.

“Mendoj se nuk do të marr pjesë. “Qatar 2022” ishte Botërori im i fundit.

Do të shoh si do të shkojnë gjërat, por në parim jo, nuk do të shkoj në Botërorin e ardhshëm. Do të doja të shkoja ta shikoja, por jo të marr pjesë”, deklaroi “Pleshti” për “Titan Sports”.

“Pas fitimit të Kupës së Botës, që ishte ajo që më mungonte, jam i kënaqur dhe mirënjohës për karrierën që kam pasur dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për mua”, shtoi Messi.

Messi ndodhet në Kinë me ekipin argjentinas, ku do të luajë dy miqësoret e fundit para kualifikueseve të Botërorit, kundër Australisë në Pekin, të enjten e ardhshme, dhe kundër Indonezisë në Xhakartë më 19 qershor.

Dueli kundër “Socceroos” do të jetë rikthejë përballjen që patën më 3 dhjetor, në stadiumin “Ahmad bin Ali në Al-Rayyan”, në fazën me eliminim direkt në Kupës e Botës “Katar 2022”, ku skuadra e Lionel Scalonit fitoi 2-1 me shumë vështirësi falë golave të shënuar nga Messi dhe Julián Álvarezit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat