Dënohet FC Prishtina

Futboll

Dënohet FC Prishtina

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 14.06.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjes finale të Kupës së Kosovës, Gjilani-Prishtina, edicioni 2022-2023.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këtë:

"FC ”Prishtina”. Në minutën 17 të ndeshjes simpatizuesit e FC ’Prishtina’, hodhen mjete piroteknike tymuese në fushën e lojës dhe prapa portës në anën jugore, për çka ishte ndërprerë ndeshja për rreth dy (2) minuta.

Ndërkaq në minutat 37,38,66 dhe 69 hodhen mjete piroteknike shurdhuese prapa portës.

Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes dhe xhirimeve televizive.

Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro.

Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)", njofton Komisioni Disiplinor; shkalla e parë, kryetar: Metë Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat