Mbrojtësi prezantohet te Flamurtari

Futboll

Mbrojtësi prezantohet te Flamurtari

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 13:51
Antonio Ilieski

Antonio Ilieski u largua nga Kukësi, ku ditën e sotme u njoftua nga klubi verilindor për ndërprerjen e bashkëpunimit.

Mbrojtësi nga Maqedonia e Veriut nuk ka humbur kohë dhe është prezantuar te skuadra e re.

26-vjeçari ka firmosur me Flamurtarin dhe është prezantuar pak më parë me fanellën kuqezi.

Mbrojtësi ka firmosur kontratën e re dhe vetë klubi i Flamurtarit e ka zyrtarizuar transferimin e ri në merkato.

Në këtë mënyrë, Emiljano Çela përforcon mbrojtjen me një lojtar që e njeh mirë, pasi sezonin e shkuar e ka pasur si kundërshtar 4 herë. Si duket, Çelës i kanë pëlqyer cilësitë e mbrojtësit, duke e afruar në skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat