Sulmuesi i Italisë kërcënon Spanjën nëpërmjet një taksisti

Futboll

Sulmuesi i Italisë kërcënon Spanjën nëpërmjet një taksisti

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 14:20
Mateo Retegui

Italia do të luajë sot gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve përballë Spanjës.

Të kaltrit do të synojnë të shkojnë në finalen e madhe, aty ku i pret Kroacia që arriti të eliminonte Holandën.

Ndërkohë, sulmuesi i Italisë, Mateo Retegui është i bindur për paraqitjen e tij në këto dy ndeshje.

Gjatë rrugës nga Santa Maria Covella për në Konverçiano, Retegui ka biseduar me taksistin që e ka shoqëruar. Ai është shprehur se do të shënojë ndaj Spanjës dhe është i bindur se do të bëjë edhe një dy golësh në finale.

“Do të shënoj kundër Spanjës dhe do të shënoj 2 të tjerë në finale. Jam i sigurt”, i thotë sulmuesi italian taksistit që e shoqëronte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat