Baggio: Do të kisha shkuar edhe me një këmbë. Ishte tradhti, e turpshme

Futboll

Baggio: Do të kisha shkuar edhe me një këmbë. Ishte tradhti, e turpshme

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 14:33
Roberto Baggio

Roberto Baggio, në një intervistë të gjatë me “Esquire”, foli për mos thirrjen e tij në Kupën e Botës 2002, që u zhvillua në Japoni dhe Kore. Asokohe, trajneri Trapattoni vendosi ta përjashtonte atë nga skuadra kombëtare.

“Kjo ishte një gjë e turpshme, që vështirë se do të kalojë për një mijë arsye.

Thjesht mendoj se duhet të kisha shkuar edhe me një këmbë, për atë që kisha përfaqësuar.

Kisha luajtur tre Botërorë në një mënyrë të caktuar, ky do të ishte i katërti.

Historia duhej të përfundonte kështu.

Ishte një tradhti… Isha kthyer nga lëndimi në tri ndeshjet e fundit në kushte të pabesueshme, më kujtohen testet që kam bërë në Bologna dhe në fakt kam shënuar 3 gola në 3 ndeshje. Në total, në atë kampionat shënova 11 gola në 11 ndeshje.

Por mbi të gjitha kishte më shumë se një muaj deri në fillimin e Botërorit, trajneri mund të më merrte në kampin stërvitor dhe më pas të vlerësonte kushtet. Në vend të kësaj, më flaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat