Shaqiri asiston, Xhaka kapiten e Zeqiri zëvendësues! Zvicra ballëlart

Futboll

Shaqiri asiston, Xhaka kapiten e Zeqiri zëvendësues! Zvicra ballëlart

Nga: K. Goca Më: 16 qershor 2023 Në ora: 21:28
Zvicra

Zvicra ka arritur tre pikë domethënëse.

Zviceranët në udhëtim e mposhtën me rezultat 2:1 Andorrën.

Është fitorja e tretë rresht për kombëtaren zvicerane.

Kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u paraqitën nga minuta e parë.

Zvicra kaloi në epërsi me rezultat 1:0 me golin e futbollistit Freuler që ka shënuar në minutën e 7-të.

Në minutën e 33-të, Xherdan Shaqiri ka asistuar dhe Amdouni ka realizuar për 0:2.

Në minutën e Vieira në minutën e 67-të shënon për Andorrën. 

Andi Zeqiri u fut në lojë në minutën e 61-të, ndërsa Shaqiri u zëvendësua në atë të 61-të 

Pas xhiros së tretë të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian, Zvicra kryeson me 9 pikë e Andorra është në fund me 1 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat