Jordanesku flet se a është i kënaqur me pikën që fitoi ndaj Kosovës   

Futboll

Jordanesku flet se a është i kënaqur me pikën që fitoi ndaj Kosovës   

Nga: K.G. Më: 16 qershor 2023 Në ora: 23:52
Edward Jordanesku

Edward Jordanesku, selektori i Rumanisë, është i kënaqur me pikën që mori në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke luajtur baras (0:0) me kombëtaren e Kosovës, në kuadër të xhiros së tretë të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.   

“Faleminderit për urimet, nuk u ndjeva sikur ishte dita ime sot, kjo ishte gjëja më pak e rëndësishme.

Një pikë e fituar, me shumë sakrifica dhe karakter.

Unë vetëm mund të përgëzoj ekipin.

Është një rezultat i rëndësishëm, një hap i mirë drejt objektivit final të kualifikimit.

Ne e menduam ndeshjen për tre pikë, por e dinim se do të ishte një lojë e vështirë”, tha selektori rumun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat