Adeyemi është objektivi i ri i “Los Blancos”

Futboll

Adeyemi është objektivi i ri i “Los Blancos”

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 11:47
Pamje nga një ndeshje

Real Madridi po kërkon elementë për të përforcuar repartin sulmues, pas katër largimeve, Asensio, Hazard, Diaz dhe mbi të gjithë Karim Benzema.

Pas zyrtarizimit të Bellingham, klubi spanjoll mund të kthehet sërish për të blerë te Borussia Dortmund.

Sipas raportimeve të medieve gjermane, Karim Adeyemi është objektivi i ri i “Los Blancos”.

Ndonëse vetëm 21 vjeç, Adeyemi luajti 32 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Borussia Dortmund këtë sezon, duke shënuar 9 gola dhe duke dhënë 6 asistime.

Megjithatë vlen të theksohet se Dortmund kërkon 80 milionë euro për sulmuesin, pasi shpenzoi 30 milionë për ta marrë nga Salzburgu një vit më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat