Flamurtari bën një tjetër goditje

Futboll

Flamurtari bën një tjetër goditje

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 17:54
Elvi Berisha

Flamurtari duket se e ka marr seriozisht merkaton e verës dhe ditën e sotme ka prezantuar një tjetër futbollist nga Superiorja.

Kuqezinjtë kanë arritur marrëveshje me sulmuesin Elvi Berisha i cili sezonin e fundit ishte pjesë e Tiranës.

Sulmuesi 24-vjeçar është prezantuar zyrtarisht me fanellën e Flamurtarit, duke përforcuar në këtë mënyrë repartin e sulmit. Sezonin e fundit, Berisha nuk kishte hapësirë të mjaftueshme me Tiranën, pasi Hasani dhe Patrik në fillim po kalonin një formë të mirë.

Në javët e fundit, Berisha mori një vend titullari.

Në të shkuarën, sulmuesi ka mbajtur veshur edhe fanellën e Skënderbeut në Superiore, ndërkohë që ka luajtur edhe me skuadra si Laçi apo Leganes në kampionatin spanjoll.

Për skuadrën e Emiljano Çelës, ky ishte një tjetër afrim nga Superiorja në javën e fundit pasi vetëm pak ditë më parë u prezantua mbrojtësi Antonio Ilieski nga Kukësi apo edhe Silvio Zogaj nga Kastrioti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat