Rashford lojtari më i paguar te Manchester United? Kjo është rroga e majme që pritet ta fitojë ai për një javë

Futboll

Rashford lojtari më i paguar te Manchester United? Kjo është rroga e majme që pritet ta fitojë ai për një javë

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 11:07
Marcus Rashford

Manchester United do ta bëjë yllin e saj, Marcus Rashford, lojtarin më të paguar në klub, duke dyfishuar të ardhurat e tij në javë.

Reprezentuesi anglez aktualisht fiton një pagë bazë prej 200 mijë funte në javë, por oferta e re nga klubi mund ta bëjë atë lojtarin më të paguar të skuadrës pasi djajtë e kuq po planifikojnë të shkëmbejnë pagën e tij me David Gean, i cili fiton 375,000 funte në javë, sipas The Sun.

Rashford ka edhe një vit të mbetur nga kontrata e tij aktuale pasi klubi vendosi të aktivizojë një opsion zgjatjeje 12-mujore. Ata tani duan t'i ofrojnë atij një zgjatje të kontratës pesëvjeçare që do ta shohë lojtarin të fitojë 8.4 milionë funte shtesë në vit për pesë sezone. De Gea, nga ana tjetër, aktualisht i ka skaduar kontrata dhe klubi është gati të ofrojë një marrëveshje të re, ata duan të ulin pagën e tij në 200 mijë funte në javë nga 375,00 sa e kishte.

Manchester United është në kërkim të një portieri dhe është i lidhur ngushtë me një lëvizje për atë të Everton dhe ndërkombëtarin anglez, Jordan Pickford, i cili nuk e ka mohuar dëshirën për t’u bashkuar me djajtë e kuq. Ata gjithashtu mbeten në garë për të nënshkruar me Andre Onanan e Interit.

Rashford do të shihet më pas në veprim të hënën kur Anglia do të përballet me Maqedoninë e Veriut në një ndeshje kualifikuese për Euro 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat