Xherdan Shaqiri kërkon fitore dhe tregon një detaj për rumunin George Puscas!

Futboll

Xherdan Shaqiri kërkon fitore dhe tregon një detaj për rumunin George Puscas!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 18 qershor 2023 Në ora: 17:49
Xherdan Shaqiri

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin dhe futbollisti Xherdan Shaqiri, shprehen optimistë për ballafaqimin e nesërm (20.45) në Luzern kundër Rumanisë, në kuadër të xhiros së katërt të Kampionatit Evropian.

Zvicra është lider në Grupin I me 9 pikë, duke e lënë pas Rumaninë me 7 sosh.

Selektori zviceran ka folur për cilësinë e kombëtares rumune, duke thënë se është një ekip i mirë dhe kur është pyetur për miqtë rumunë që ka, ka përmendur tre emra, shkruan media rumune "Sport.ro".

“Jemi të lumtur që do të luajmë nesër në shtëpi kundër Rumanisë, është një ekip i mirë, jemi gati për ndeshje.

Sigurisht, ne jemi favoritë në këtë ndeshje, fokusohemi te vetja, çfarë mund të luajmë, duam të dominojmë, duam të bëjmë lojën tonë, kjo është e rëndësishme.

Unë kam miq rumunë, Jerry Gane është një mik i imi i mirë, Mihai Tararache, kam shumë miq të mirë.

Duhet të jemi gjithmonë të kujdesshëm, rumunët mund të dominojnë dhe të jenë të frytshëm, varet nga ne, jemi në formë të mirë, duam të bëjmë lojën tonë, kjo është gjëja më e rëndësishme.

E nisëm mirë garën kualifikuese, dominuam në çdo ndeshje, po luajmë në shtëpi me një ekip të fortë, duhet të jemi gati”, tha Murat Yakin.

Nga ana tjetër, Shaqiri ka deklaruar se ka njohuri nga Rumania dhe ka kujtuar se ka ndarë dhomën e zhveshjes me George Puscas te Interi.

“Kam shumë e shumë miq nga e gjithë bota, jo vetëm nga Rumania, por kam edhe rumunë, sigurisht. Më kujtohet sulmuesi me të cilin kam luajtur te Interi, Puscas, një emër i famshëm, apo jo?

Kam luajtur me të në Inter, e njoh, jam i lumtur ta shoh sërish nesër, nëse është me ekipin.

Ne kemi besim, në rrugën e duhur me Gjermaninë dhe duam të kemi një ndeshje të mirë nesër, e dimë që Rumania ka një ekip të mirë, lojtarët vijnë nga kampionate të mira, ata luajnë në Itali, gjithashtu në Rumani, ka një grup që ka cilësi, ata do të vijnë këtu të përpiqen të marrin diçka. Jam shumë i sigurt se duhet të luajmë mirë për të mundur Rumaninë”, ka thënë Shaqiri.

I pyetur për George Puscsas, nëse do të shënojë nesër, zvicerani u përgjigj shkurt:

“Shpresoj që jo, por është futboll, nëse luan një lojë të mirë, e di që ka cilësi. Ai ka një goditje të fortë dhe nuk ka nevojë për shumë mundësi për të shënuar.

Duhet të jemi të kujdesshëm, shpresoj që nesër të mos shënojë.

Unë, gjithmonë dua të shënoj, pavarësisht lojës. Dua të luaj mirë, si gjithmonë, ta ndihmoj skuadrën me gola dhe asistime, së bashku mund të jemi të suksesshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat