“Bavarezët” pranë nënshkrimit me Kyle Walker

Futboll

“Bavarezët” pranë nënshkrimit me Kyle Walker

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 23:55
Kyle Walker!

“Bavarezët” pranë nënshkrimit me Kyle Walker!

Pas përfundimit të periudhës së huazimit të anësorit portugez të mbrojtjes, Joao Cancelo te “bavarezët” e Bayern Munich dhe me Benjamin Pavard gjithnjë e më larg “Allianz Arena”, këta të fundit janë të interesuar për afrimin e një mbrojtësi të ri krahu.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat gjerman, Bayern Munich është shumë pranë transferimit të një tjetër anësori të mbrojtjes, së Manchester City, me bordin e “bavarezëve”, që është i “dashuruar” pas Kyle Walker.

Pavarësisht se marrëveshja përfundimtare, nuk është arritur ende mes skuadrave, të gjitha palët e përfshira janë optimiste për përfundimin të marrëveshjes, me teknikun Thomas Tuchel, që ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në afrimin e anglezit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat