Xherdan Shaqiri paralajmëron rrezikun!

Futboll

Xherdan Shaqiri paralajmëron rrezikun!

Nga: K. Goca Më: 19 qershor 2023 Në ora: 00:55
Xherdan Shaqiri

Ndeshja në Luzern mes Zvicrës dhe Rumanisë është në kuadër të xhiros së katërt të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatit Evropian 2024.

“Rreziku më i madh është gjithmonë të nënvlerësojmë kundërshtarët tanë”, ka paralajmëruar Xherdan Shaqiri, një prej futbollistëve më të njohur të kombëtares zvicerane, para ndeshjes të së hënës me Rumaninë, transmeton mediumi rumun “Sport.ro”.

Ndeshja Zvicër – Rumani do të zhvillohet sot nga ora 20:45, në stadiumin “Swissporarena” të Luzernit.

Zvicra është kryesuese e grupit me 9 pikë, duke lënë pas Rumaninë me 7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat