Mentor Zhdrella bëhet drejtor sportiv i Llapit

Futboll

Mentor Zhdrella bëhet drejtor sportiv i Llapit

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 17:15
Ilustrim

Ish-mesfushori i spikatur, Mentor Zhdrella është emëruar Drejtor Sportiv i klubit të Llapit.

Bordi drejtues i klubit llapjan ka vendosur për Zhdrellën në pozitën e Drejtorit Sportiv pasi që kontributi i tij për Llapin në të kaluarën si futbollist ka qenë i jashtëzakonshëm.

Edhe vetë Zhdrella është shprehur i kënaqur me emërimin e tij në pozitën e Drejtorit Sportiv, teksa pas emërimit është prononcuar për faqen zyrtare të klubit.

Falenderoj bordin drejtues të klubit, Presidentin e klubit z. Beqir Batatina për besimin. Jam jashtëzakonisht i lumtur për emërimin tim në këtë pozitë kaq të rëndësishme. Kemi shumë punë për të bërë dhe me organizimin që ka bërë klubi besoj do ia dalim t’i arrijmë objektivat tona”, deklaroi Zhdrella.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat