Ylber Ramadani: E vështirë, por ne duhet të fitojmë për të arritur objektivin

Futboll

Ylber Ramadani: E vështirë, por ne duhet të fitojmë për të arritur objektivin

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 19:58
Ilustrim

Pas fitores me Moldavinë të shtunën, Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë nesër për ndeshjen e tretë të grupit E ndaj Ishujve Faroe, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Në prag të kësaj ndeshje, pasditen e sotme, në një konferencë për mediat dolën trajneri i Kombëtares, Silvinjo dhe mesfushori Ylber Ramadani, të cilët folën në lidhje me këtë sfidë të rëndësishme për kuqezinjtë.

Trajneri Silvinjo vlerësoi kundërshtarin, ndërsa foli edhe për situatën në kampin kuqezi, ku theksoi se lojtarët shqiptarë që do të zbresin në fushë duhet të japin maksimumin në fushë për të arritur objektivin.
 

Pavarësisht fitores në Tiranë kundër Moldavisë, trajneri Silvinjo u shpreh se nuk ka eufori në skuadër, ndërsa foli edhe për formacionin ndaj Ishujve Faroe.

Situata në kampin kuqezi, formacioni dhe sa do të ndikojë fusha me bar sintetik në ndeshjen e nesërme –" Fusha me bar sintetik mund të ketë vështirësitë e veta, por është e njëjtë për të dyja skuadrat dhe mesa kemi parë është në gjendje të mirë. Ne do të kemi një seancë stërvitore sot për t’u pëtshtatur për ndeshjen nesër, që unë e shoh si një ndeshje të vështirë. E kemi thënë prej disa ditësh që nuk ka ndeshje të lehta dhe ne po përgatitemi sa më mirë. Sa i përket formacionit, kemi një seancë të fundit sot dhe do të shohim gjendjen e lojtarëve dhe më pas do të vendosim. Kemi kohë deri nesër në mëngjes për të fiksuar 11-shen titullare. Sa i përket situatës, nuk ka eufori"-tha Ylber Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat