Kosova U21 zhvilloi stërvitjen e fundit

Futboll

Kosova U21 zhvilloi stërvitjen e fundit

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 20:50
Ilustrim

Kombëtarja U21 e Kosovës ka zhvilluar stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Selektori Afrim Toverlani bashkë me të përzgjedhurit e tij, bënë përgatitjet e fundit para ndeshjes me Estoninë.

Përgjatë 9 ditëve, “Dardanët” patën rastin të tregojnë performancën e tyre derisa e analizuan deri në detaj edhe kundërshtarin.

Pritjet për këtë ballafaqim nga futbollistët kosovar janë pozitive. Derisa janë përgatitur të shfaqin lojë të bukur, “Dardanët” janë optimist edhe për fitore.

Kapiteni Valon Zumberi tregoi përparësitë e Kosovës derisa pati një mesazh edhe për tifozët “Dardan".

"Në mbrojtje ne jemi shumë më të fortë dhe kjo është përparësia e ekipit tonë. Ne gjithmonë luajmë për fitore dhe për këtë do të luajmë edhe nesër në stadiumin “Fadil Vokrri”. Dardanëve u kërkoj të na përkrahin maksimalisht dhe bashkë ta arrijmë fitoren”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat