Xherdan Shaqiri asiston, Zvicra çudit të gjithë në minutat e fundit 

Futboll

Xherdan Shaqiri asiston, Zvicra çudit të gjithë në minutat e fundit 

Nga: K. Goca Më: 19 qershor 2023 Në ora: 21:39
Zvicra

Zvicra ka barazuar në xhiron e katërt në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.

Zviceranët barazuan me rezultat 2:2 me Rumaninë në takimin që u zhvillua në stadiumin "Swissporarena" në Luzern.

Kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri me shokë treguan lojë të mirë.

Shaqiri ka asistuar në minutën e 41-të për rezultatin 2:0, ku ka shënuar Amdouni.

Shaqiri u zëvendësua në minutën e 90+të.

Futbollisti Zeki Amdouni ka shënuar në minutën e 28-të dhe 41-të. 

Në minutat e fundit Valentin Mihaila shokoi vendasit, duke shënuar dy gola (90' e 90+2') dhe për rezultatin 2:2. 

Zvicra kryeson me 10 pikë, pasojnë Rumania me 8, Rumania Izraeli 7, Kosova me 3, Bjellorusia 3 dhe Andorra 2 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat