Giresse pritet të shkarkohet nga drejtimi i Kosovës

Futboll

Giresse pritet të shkarkohet nga drejtimi i Kosovës

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 11:43
Ademi e Giresse

Duke se humbja e Kosovës nga Bjellorusia me rezultatin 2-1 mund t’i kushtojë me shkarkim trajnerit Alain Giresse.

Ai menjëherë pas ndeshjes deklaroi se do t’i duhet kohë për ta analizuar situatën dhe se nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje, por sot ai mund të shkarkohet.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi kishte deklaruar se qëllimi i Kosovës është kualifikimi në Kampionatin Evropian dhe se në të kundërtën, trajneri duhet të mbaj përgjegjësi.

Me humbjen ndaj Bjellorusisë, Kosova i ka humbur pothuajse të gjitha shanset për kualifikim dhe kështu, drejtuesit e FFK-së do të diskutojnë sot për të ardhmen e Alain Giresse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat