Luka Modriç e ka marrë vendimin për të ardhmen

Futboll

Luka Modriç e ka marrë vendimin për të ardhmen

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 12:36
Luka Modriç

Luka Modriç nuk do të tërhiqet nga kombëtarja e Kroacisë teksa lojtari që do të mbushë 38-vjeç në muajin shtator do të udhëheqë ballkanasit edhe në Euro 2024. Është ky pretendimi i mediave kroate të cilat theksojnë se lojtari i Real Madrid, së bashku me Perishiq dhe mbrojtësin Vida do të tentojnë ta mbyllin me një trofe karrierën e lavdishme në kombëtare.

Pavarësisht disfatës nga lotaria e 11-metërshave me Spanjën në finalen e Nations League, mesfushori është i motivuar dhe do të injorojë edhe ofertat nga Arabia Saudite për të vijuar karrierën me Real Madrid në mënyrë që të jetë i gatshëm për kompeticionin e fundit madhor në karrierë me kombëtaren e tij.

Gjatë karrierës së tij me Kroacinë, Modric i ka shkuar disa herë pranë suksesit historik si në rastin e finales së Botërorit 2018 aty ku ballkanasit u mposhtën nga Franca, apo në Botërorin e vitit 2022 ku e mbyllën rrugëtimin si vend i tretë, për të ardhur tashmë te një tjetër finale e humbur, ajo me Spanjën në Nations League.

Megjithatë, Modric duket se do t’i lejojë vetes edhe një shans tjetër për të fituar një trofe me kombëtaren duke qenë se në karrierën me Real Madrid nuk ka asnjë peng duke fituar titujt kryesorë, pa harruar edhe “Topin e Artë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat