Shorti i Champions League, Partizani dhe Struga njihen me kundërshtarët

Futboll

Shorti i Champions League, Partizani dhe Struga njihen me kundërshtarët

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 14:18
Vazo e shortit

Këtë të martë në Nyon të Zvicrës duke nisur nga ora 14:00 është hedhur shorti i Champions League.

Tre skuadrat kampione të trevave shqiptare, Partizani, Ballkani dhe Struga janë njohur me kundërshtarët që do të kenë përballë në raundin e parë.

Partizani nga ana tjetër do të ketë kundërshtarë në këtë raund ekipin bjellorus të  BATE Borisov.

Ballkani do të vendoset përballë skuadrën e Ludogorets, një kundërshtar “ferri”.

Ndërsa Struga do të ketë rivalë në këtë raund skuadrën lituaneze të Zalgiris, ekip që ka eliminuar Ballkanin nga Champions League sezonin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat