Asllani nga minuta e parë

Futboll

Asllani nga minuta e parë

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 20:10
Formacionet

Kombëtarja shqiptare luan në transfertë përballë Ishujve Faroe në ndeshjen e tretë të fushatës kualifikuese të “EURO 2024”, e vlefshme për Grupin E.

Kuqezinjtë e Silvinjos vijnë nga fitorja 2-0 në “Air Albania” dhe janë të motivuar për të marrë tre pikë të tjera në mënyrë që të rrisë shpresën për të shkuar në Europian.

Nga ana tjetër, Ishujt Faroe vijnë nga një humbje me rezultatin 0-3 përballë Republikës Çeke dhe kanë grumbulluar vetëm 1 pikë në 2 ndeshje të luajtura.

Silvinjo ka zgjedhur që të bëjë disa ndryshime në formacion nga ndeshja e fundit me Moldavinë, duke lënë në stol Uzunin dhe Baren, duke futur në vendet e tyre Seferin dhe Asllanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat