Halilhoxhiq: Përzgjedhësit janë gjithmonë problem për ne 

Futboll

Halilhoxhiq: Përzgjedhësit janë gjithmonë problem për ne 

Nga: K.G. Më: 21 qershor 2023 Në ora: 15:29
Vahid Halilhoxhiq

Trajneri i njohur boshnjak, Vahid Halilhoxhiq, ka komentuar humbjen e turpshme të Bosnjës dhe Hercegovinës me rezultat 2:0 nga Luksemburgu, e cila ndeshje u zhvillua mbrëmë në stadiumin e Zenicës.

Ndeshja ka qenë e vlefshme e Grupit J të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Portugalia kryeson me 12 pikë, pasojnë Sllovakia 10, Luksemburgu 7, Bosnja 3, Islanda 3 dhe Lihteshtejni 1 pikë.  

“Nuk do të doja të komentoja shumë sepse nuk e kam parë ndeshjen”, tha Halilhoxhiq, duke shtuar: “Kur humbet në shtëpi nga Luksemburgu dhe kaq lehtë, do të thotë se diçka po ndodh.

Unë kam folur aq shumë për këtë temë sa është vërtet patetike të përsëritet. Më vjen shumë keq që kjo po ndodh, sepse cilësia është.

Por, gjithçka që ndodh në atë vend, padyshim është bartur edhe në sport. Është e vështirë për mua të flas për ta dhe të komentoj.

Unë vetëm mund të imagjinoj se çfarë po ndodh atje, çfarë është atje. Dikush mund të ketë një përgjigje se gjëra të tilla ndodhin”.

Më tej tha se të Bosnja vazhdimisht përzgjedhësit janë problem.

“Ne i ndërrojmë vazhdimisht përzgjedhësit, përzgjedhësit janë gjithmonë problem për ne.

Po lojtarët? Lojtarët shpesh janë të kursyer dhe ata kanë një përgjegjësi të madhe”, - tha Halilhoxhiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat