Sfidon Milanin për Marcus Thuram

Futboll

Sfidon Milanin për Marcus Thuram

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 16:06
Thuram

Marcus Thuram është ritkhyer në orbitën e Interit. Siç raportohet nga “RMC Sport”, sulmuesi francez, kontrata e të cili me Borussia Monchengladbach është afër skadimit, është ende në qendër të vëmendjes së drejtuesve të zikaltërve.

Në fakt, Interi do të kishte rifilluar kontaktet me të pas lamtumirës së Dzeko, i cili pritet të zyrtarizohet te Fenerbahce në Turqi.

Edhe Milan është duke tentuar nënshkrimin e sulmuesit francez, por Inter nuk duhet të konsiderohet si jashtë gare.

Drejtuesit zikaltër synojnë ta bëjnë partnerin e Lautaros për sezonin e ardhshëm, gjithmonë nëse Lukaku nuk vazhdon të qëndrojë në Milano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat