Shitet të gjitha biletat e ndeshjes debutuese të “Pleshtit”

Futboll

Shitet të gjitha biletat e ndeshjes debutuese të “Pleshtit”

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 21:28
Lionel Messi

Lionel Messi do të debutojë me skuadrën e tij të re, Inter Miami, fiks pas një muaji.

Lojtari argjentinas do të zbresë në fushë më 21 korrik kundër skuadrës meksikane Cruz Azul.

Do të jetë një duel në kuadër të Kupës së Ligës, një kompeticion i ri që vë përballë njëra-tjetrës skuadrat nga MLS dhe Liga MX.

Ndikimi i transferimit të Messit në MLS ka qenë i menjëhershëm.

Biletat e këtij takimi tashmë janë shitur dhe flitet se në treg të zi çmimet kanë shkuar në qiell: nga 1319 dollarë deri në 6000 dollarë.

Në mungesë të zyrtarizimit dhe saktësimit të detajeve përfundimtare të kontratës, synimi i Inter Miamit është që lojtari nga Rosarios të debutojë më 21 korrik në një ndeshje të Kupës së Ligës kundër meksikanit Cruz Azul. Këtë e ka konfirmuar Jorge Mas, aksionari kryesor i klubit amerikan.

“Mendoj se do të ketë gjithmonë një epokë para dhe një pas Messit kur flasim për sportin në Shtetet e Bashkuara…

Unë kam një besim shumë, shumë të fortë se ne mund të krijojmë në Amerikën e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara, nëse jo ligën më të mirë, dy ligat më të mira në botë”.

Pronari i Inter Miami beson se transferimi i “yllit” argjentinas në Amerikë do të jetë një nxitje e madhe për MLS:

“Messi do të jetë ambasadori dhe “magneti” më i fuqishëm në historinë e Major League Soccer. Thjesht prania e tij në këtë ligë do të tërheqë talente të të gjitha moshave dhe të gjitha niveleve. Mendoj se është një mundësi e jashtëzakonshme dhe e paprecedentë përpara nesh".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat