Rinovim te Real Madridi

Futboll

Rinovim te Real Madridi

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 12:37
Real Madridi

Rinovim te Reali i Madridit. “Los Blancos” kanë firmosur kontratën e re me Nacho Fernandez, me mbrojtësin që do të jetë pjesë e skuadrës së Carlo Ancelottit deri në verën e vitit të ardhshëm.

33-vjeçari ka dalë nga akademia e Realit dhe gjatë gjithë karrierës së tij ka veshur vetëm fanellën e bardhë.

Ndërkohë që ka zhvilluar edhe 24 ndeshje me kombëtaren e Spanjës.

“Real Madrid dhe Nacho Fernandez kanë rënë dakord për të rinovuar kontratën e kapitenit tonë, i cili mbetet i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2024”, lexohet në komunikatën e klubit spanjoll.

Nacho ka zhvilluar 319 ndeshje me Realin, duke fituar në total 23 trofe në total. 5 Champions League, 5 Botërore për Klube, 4 Superkupa Europiane, 3 tituj, 2 Kupa Mbreti dhe 4 Superkupa Europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat