Mesfushori i Arsenalit refuzon ofertën për të pranuar atë të Juventus

Futboll

Mesfushori i Arsenalit refuzon ofertën për të pranuar atë të Juventus

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 12:52
Thomas Partey

Mesfushori ganez Thomas Partey, që aktualisht luan me Arsenal në Premier League, ka miratuar një transferim të mundshëm te skuadra e Juventusit sezonin e ardhshëm. lajmin e konfirmon e përditshmja britanike “Daily Mail”, që shton se 30-vjeçari ka refuzuar një ofertë të mirë që i ka ardhur nga Arabia Saudite.

Partey ka një kontratë deri në vitin 2025 me “topçinjtë, por dëmtimet e shpeshta që e shoqëruan sezonin e kaluar bënë që ai të mos përfshihej shpesh në formacionin titullar të Arteta (40 ndeshje e 3 gola në total sezonin e fundit).

Për pasojë, lojtari do të dalë në shitje.

Skuadra e Arsenal e vlerëson lojtarin 15-20 milionë euro, një shumë e përballueshme nga bardhezinjtë. Juventus synon të gjejë një zëvendësues të Adrian Rabiot, që ende s’ka dhënë një përgjigje për të ardhmen e tij.

Kjo nuk është hera e parë që Juventus interesohet për ganezin (45 ndeshje e 13 gola në kombëtare). Edhe në vitin 2020, kur luante me Atletico Madrid, bardhezinjtë u interesuan për të, por Arsenal i ofroi më shumë dhe shkoi në Angli.

Paga e lartë mbetet pengesa e vetme për Juventusin, pasi Thomas Partey aktualisht paguhet mbi 10 milionë euro në sezon tek Arsenal.

Për të luajtur me bardhezinjtë ai duhet të pranojë një ulje të konsiderueshme të rrogës, sakrificë që ganezi duket se është i gatshëm ta bëjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat