Frattesi konfrimon largimin

Futboll

Frattesi konfrimon largimin

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 13:10
Davide Frattesi

Davide Frattesi ka ide të qarta për të ardhmen e tij që do të jetë larg Sassuolos.

Mesfushori italian, i intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, ka folur për të ardhmen e tij.

“Pa dyshim, unë kam mirënjohje për këtë klub, do ta mbaj gjithmonë në zemrën time.

Tani jam gati të largohem.

Dionisi ishte shumë i rëndësishëm për rritjen time si lojtar. Ai dhe kompania më kuptuan dhe pritën të më kthenin në rrugën e duhur. Ka momente në jetë që të formësojnë shumë. Për mua, një nga këto momente erdhi verën e kaluar”, është shprehur Frattesi.

Për mesfushorin e talentuar italian, ka interes të lartë brenda Serie A. Inter, Milan dhe Juventus janë në kërkim të shërbimeve të tij. Dueli më i fortë për kartonin e tij luhet në Milano, ku deri më tani shanset janë të larta për një kalim të tijin tek Interi, por në fillim zikaltërit duhet të shesin Brozoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat