Ylli i Brazilit miraton emërimin e italianit në krye të kombëtares

Futboll

Ylli i Brazilit miraton emërimin e italianit në krye të kombëtares

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 13:52
Brazili

Në fundin e sezonit të ardhshëm, trajneri Carlo Ancelotti do të mbyllë marrëveshjen me Real Madrid dhe pritet të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit.

Amerikano-latinët janë të gatshëm ta presin edhe një vit italianin, teksa e shohin si të duhurin për të udhëhequr kombëtaren drejt Kupës së Botës në vitin 2026, aty ku kërkojnë të rikthehen te trofeu që mungon prej vitit 2002.

Edhe lojtarët e Selecaos janë të lumtur me emërimin e trajnerit Ancelotti dhe i fundit që miraton zgjedhjen e italianit është Neymar.

Ylli i kombëtares në një intervistë për “BandSports”, theksoi se Ancelotti është i mrekullueshëm dhe se të gjithë e duan.

“E di shumë mirë se prioriteti i kombëtares është Ancelotti. Presidenti kërkon të firmosë me të dhe lojtarët duan që diçka e tillë të bëhet realitet. Do të ishte shumë mirë edhe për mua, apo për Vinicius, Rodrygo e Militao që e njohin Ancelottin nga Reali.

Të gjithë e dimë sa person i mrekullueshëm është Ancelotti, është shumë e rëndësishme ta kemi pjesë tonën. Ende nuk ka asgjë të konfirmuar, por shpresojmë që të firmosë pasi të mbyllë kontratën me Real Madrid”, u shpreh Neymar.

Ndër të tjera, Neymar foli edhe për akuzat se ai nuk merr përgjegjësi në momentet vendimtare të një ndeshje apo sezoni teksa e “hodhi poshtë” këtë alternativë duke theksuar se e vërteta është krejtësisht ndryshe.

“Unë jam gjithnjë gati për të marrë përgjegjësi dhe jam i pari që e bëj këtë. E njoh mirë talentin që posedoj dhe e di çfarë mund të bëj në fushë me topin në këmbë.

Futbolli nuk është një sport individual, nëse do të ishte atëherë unë do t’i kisha përmbushur të gjithë objektivat”, përfundoi sulmuesi i Paris Saint-Germain.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat