Liverpool ka gati ofertën e majme

Futboll

Liverpool ka gati ofertën e majme

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 14:42
Barella

Liverpool ka gati ofertën e majme për lojtarin e Interit!

Barella është piketuar nga Premier League, me Newcastle, Liverpool dhe united të cilët kanë interes për mesfushorin e Interit.

Barella refuzoi interesimin e Neëcastle dhe kështu këta të fundit pothuajse kanë zyrtarizuar Tonalin nga Milani.

Gjithsesi, këtë herë është Liverpool i cili është gati të tentojë një ofertë në drejtim të Interit në lidhje me kartonin e Barella.

Gazetari italian, Marco Barzaghi, pretendon se Liverpool është gati të ofrojë 77 milionë paund për shërbimet e mesfushorit më të mirë në Serie A. Interi nuk dëshiron ta largojë dhe as vetë Barella nuk pretendon të largohet nga zikaltërit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat