Nazif Gashi kryetar i ri i kuvendit të Flamurtarit, Bashkim Hasani drejtor ekzekutiv

Futboll

Nazif Gashi kryetar i ri i kuvendit të Flamurtarit, Bashkim Hasani drejtor ekzekutiv

Nga: K. G. Më: 23 qershor 2023 Në ora: 22:22
Bashkim Hasani e Nazif Gashi

Flamurtari i Prishtina ka zgjedhur kryesinë e re dhe gradualisht po rikthehet sikur në ditët më të mira.

Nazif Gashi është zgjedhur kryetar i ri i  kuvendit të Flamurtarit, po ashtu edhe anëtarët e bordit ekzekutiv.

“Është mbajt Kuvendi Zgjedhor i Klubit Publik (e ke certifikatën) i KF Flamurtarit të Prishtinës.

Image

Fadil Ismajli dhe Nazif Gashi gjatë kuvendit

Kuvendi filloi duke respektuar me një minute heshtje të ndjerin, profesor Arsim Fehmiu, legjenda e KF Flamurtarit Mehmet Fetahu—Meksa, si dhe për z. Besim Govori anëtar i Bordit Ekzekutiv", - njoftojnë nga KF Flamurtari.

Cili ishte problemi i klubit tash e pesë vite, që pak ishte i njohur edhe për opinionin futbolldashës?

“Pas 5 viteve ‘luftë’ të kuvendarëve të klubit më në fund u arrit që KF Flamurtari t’i kthehet Statusi i cili u tentua t’i tjetërsohet nga persona të pandërgjegjshëm”, tregon zyrtari i klubit, Bashkim Hasani për gazetën  kombëtare “Bota sot”.

Kuvendi zgjodh anëtarët e rinj si dhe bëri zgjedhjen (verifikimin) e mandateve për të gjitha anetarët.

Kryetar Kuvendi u zgjodh Nazif Gashi. Kuvendi i zgjodhi të gjitha organet e parapara me Statutin e klubit.

“Obligohet Bordi Ekzekutiv që të filloj përgatitjet dhe të kërkoj nga organizatat Sportive Licencimin e klubit, si është e paraparë me Ligjin për Sport”, ka nënvizuar Hasani.

Bordi Ekzekutiv përbëhet nga Fadil Ismajli - kryetar, Bahtir Emini, Visar Nallbani, Kushtrim Ismajli, Abedin Hasani, Nazif Gashi, Rexhep Fona, Gëzim Sveçla, Lulzim Canolli, anëtar!

Kuvendi për drejtor ekzekutiv zgjodhi Bashkim Hasanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat