Tuchel nuk heq dorë

Futboll

Tuchel nuk heq dorë

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 18:50
Thomas Tuchel në mes

Thomas Tuchel ka një kërkesë të veçantë për drejtuesit e Bayern Munchen. Gjermani mbetet i fiksuar pas Frenkie De Jong, të cilin e kërkonte që kur ishte trajneri i Chelsea.

Tani e do në Bavari te Bayerni i tij. Duke u kërkuar drejtuesve bavarezë të bëjnë një sakrificë financiare për mesfushorin e Barcelonës sipas raportimeve të SportBild.

Holandezi ka edhe tri vite kontratë me kampionët e Spanjës. 26-vjeçari ndihet për mrekulli në “Camp Nou”, por Tuchel nuk është dorëzuar. Dhe shpreson ta këtë së shpejti nën urdhrat e tij.

Një fiksim i vjetër për trajnerin e Bayernit, ndërkohë që rekordmenët e futbollit gjerman po përgatitin një ofertë zyrtare për De Jong dhe homologët e Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat