Milan dhe Dinamo e Zagrebit e urojnë Ballkanin për titullin kampion

Futboll

Milan dhe Dinamo e Zagrebit e urojnë Ballkanin për titullin kampion

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Ballkani për herën e dytë është shpallur kampion i Superliës së Kosovës në futboll.

Me këtë rast dy skuadra të mëdha, Milan dhe Dinamo e Zagrebit i kanë dërguar telegram urimi.

Kjo u bë e ditur nga skuadra suharekase përmes një njoftimi.

“Është nder i madh për ne që të përgëzohemi prej njërit nga klubet më të trofeshëm dhe ikonik në botë, AC Milan. Njëkohësisht duke qenë se jemi në prag të ndeshjes së parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve, të marrësh një urim nga gjiganti i dytë për nga titujt në histori të Champions League, është motiv shtesë për secilin prej nesh që të japim gjithçka nga vetja, të paraqitemi sa më denjësisht në Evropë”, thuhet në njoftim.

“Njejtë, me nder e kënaqësi, kemi pranuar telegramin edhe nga klubi që ka shkruar historinë në futbollin e Kroacisë, Dinamo Zagreb. Madje për ne kjo ka një peshë shumë të madhe, jo vetëm për lidhjet tona historike me popullin kroat, por edhe si një klub shembull që punon dhe nxjerrë talentë të jashtëzakonshëm, të cilët pushtojnë klubet më të mëdha në botë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat