Fatmir Berisha: Urime gazeta “Bota sot”! Kemajl Goca - gazetari më i mirë i sportit 

Futboll

Fatmir Berisha: Urime gazeta “Bota sot”! Kemajl Goca - gazetari më i mirë i sportit 

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 23:12
Fatmir Berisha

Fatmir Berisha, kapiten i klubit të futbollit Llapi i Podujevës në gjeneratës e sakrificës në rezistencë kundër regjimit serb përkatësisht në vitet e 90-ta, ka uruar gazetën kombëtare “Bota sot”.

Berisha tha se “Bota sot” po luan një rol të madh në informim të opinionit në përgjithësi. 

“Urime 28 vjetori i gazetës më të mirë kombëtare ‘Bota sot’, e cila një kohë ishte e vetmja gazetë që na informonte me ngjarjet politike e sportive në vend dhe është gazeta e vetme e cila i përcjell të gjitha të arriturat e sportistëve shqiptarë si në Kosovë dhe jashtë vendit në të gjitha sportet.

Ju lumtë, Kemajl Goca - gazetari më i mirë shqiptar i sportit, e ju dëshiroj shumë suksese edhe në të ardhmen ju dhe gjithë stafit të gazetës kombëtare “Bota sot””, ka uruar Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat