Osimhen i thotë “po” Bayern Munih

Futboll

Osimhen i thotë “po” Bayern Munih

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 13:18
Victor Osimhen

Victor Osimhen mund të përshëndetet me Serie A dhe me Napolin.

Nga Gjermania janë të sigurt se Victor Osimhen, golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në Itali, tashmë do të kishte dhënë dritën jeshile për një transferim te Bayern Munich.

Siç raportojnë gjermanët e “Sport1”, nigeriani ka pranuar të transferohet te bavarezët, por sigurisht topi mbetet te De Laurentiis, me presidentin e Napolit që nuk ka ndërmend të ulë shifrën e 150 milionë eurove për kartonin e lojtarit.

Pasi Tottenham refuzoi ofertën e Bayern Munich për kartonin e Harry Kane, tashmë bavarezët thuhet se kanë intensifikuar kontaktet me Osimhen. Nga Gjermania nënvizojnë se kjo është një zgjedhje për t’u afruar me familjen dhe partneren e tij, me origjinë nga Wolfsburgu dhe ende banuese në tokën gjermane.

Por ky operacion nuk pritet të jetë i lehtë për gjermanët pasi Napoli nuk bën hapa pas në lidhje me çmimin e kartonit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat