Teuta nis me rinovimet

Futboll

Teuta nis me rinovimet

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 18:47
Teuta

Blerim Kotobelli do të jetë pjesë e Teutës dhe për një tjetër sezon.

Mbrojtësi ka arritur marrëveshjen me klubin për rinovimin e kontratës, duke vijuar aventurën e tij në Durrës.

Mbrojtësi 30-vjeçar ishte titullar i padiskutueshëm sezonin e shkuar, pasi ka luajtur 33 ndeshje, prej të cilave 32 nga minuta e parë.

Kjo është aventura e dytë për Kotobellin në Durrës, teksa në të shkuarën ka qenë pjesë e durrsakëve nga viti 2014 deri në vitin 2017. Krahas eksperiencave në Durrës, futbollisti nga Skrapari ka qenë pjesë e Tiranës, Flamurtarit dhe Kukësit në të shkuarën.

Teuta deri më tani ka zyrtarizuar afrimin e Ergys Peposhit, ndërkohë që ka arritur marrëveshjet me Aldi Gjumsi dhe Mario Gjata. Trajneri Diego Longo po ndëronte një ekip që edicioni e ardhshëm të jetë konkurrues për zonën europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat