Kampionët qëndrojnë në krye të klasifikimit

Futboll

Kampionët qëndrojnë në krye të klasifikimit

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 12:58
Argjentina

 Kampionët qëndrojnë në krye të klasifikimit, Kroacia dhe Anglia ndryshojnë renditjen!

FIFA ka publikuar sot renditjen e re pas ndeshjeve të qershorit dhe në 10-shen më të mirë nuk ka pasur shumë ndryshime. Argjentina që fitoi Botërorin vazhdon të jetë në vendin e parë, e ndjekur nga Franca dhe Brazili.

Një vend ka rikuperuar Anglia që është ngjitur e katërta, duke lënë pas vetes Belgjikën.

Ndërkohë, edhe Kroacia ka kapur vendin e gjashtë duke zbritur Holandën në vendin e shtatë.

Italia në vendin e tetë, Portugalia në vendin e nëntë dhe Spanja në vendin e 10 janë skuadrat që mbyllin klasifikimin e 10 vendeve të para në Botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat