Zidane: Mund të ndodhë një ditë

Futboll

Zidane: Mund të ndodhë një ditë

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 19:37
Zidane

Prej dy vitesh, Zinedine Zidane po e jeton në mënyrën më të qetë qëndrimin larg stolit, duke shijuar kohën me familjen dhe duke u fokusuar në projekte të reja.

Në inaugurimin e një kompleksi të ri sportiv “Five Football” për fëmijët në vështirësi në Aix-en-Provence, në bashkëpunim me Electronic Arts, Zizou foli për gazetën L’Équipe në një intervistë në të cilën u pyet për Kylian Mbappe, duke pranuar se “mund ta stërvitja një ditë”.

“Kur je trajner dhe ka një lojtar si ai, sigurisht që dëshiron ta stërvitësh. Mund të ndodhin shumë gjëra. Mund të ndodhë një ditë. Ai është një lojtar që e nderon fanellën e Francës.

“Në çdo rast, unë e admiroj atë që ai bën. Është bukur se si luan futboll dhe është i fortë”, u përgjigj Zidane, i cili të dielën e kaluar lavdëroi Mbappe, duke siguruar se “shpreson të fitojë shumë Topa të Artë”.

Zizou mund të punonte me Kylian Mbappe vite më parë te Real Madrid dhe gjithashtu me kombëtaren franceze.

Synimi i legjendës ishte të merrte drejtimin e ekipit pasi të mbaronte Botërori në Katar.

Në minutën e fundit dhe kundër të gjitha gjasave, Didier Deschamps rinovoi deri në vitin 2026 dhe ndërpreu ëndrrën e tij.

Ai nuk do të mund ta drejtojë as te PSG, një klub që e ka refuzuar disa herë, pasi Luis Enrique do të zyrtarizohet javën e ardhshme si trajneri i ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat