Zyrtare: Cuadrado, lojtar i lirë

Futboll

Zyrtare: Cuadrado, lojtar i lirë

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 15:59
Juan Cuadrado

Juventusi përmes një komunikate zyrtare e ka falënderuar Juan Cuadradon për kohën e tij në klub.

Cuadrado largohet zyrtarisht nga Juventusi si lojtar i lirë, pasi që i ka përfunduar kontrata me klubin.

Cuadrado fillimisht iu bashkua Juventusit në gushtin e vitit 2015 nga Chelsea, ku kaloi dy vite në huazim me “Zonjën e Vjetër” para se ta bënte transferimin permanent në vitin 2017.

Ai ka arritur të bëjë 314 paraqitje në të gjitha garat për Juventusin përgjatë tetë viteve të fundit, duke shënuar 26 gola dhe duke regjistruar 65 asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat