Dembele nuk do të largohet nga Barcelona

Futboll

Dembele nuk do të largohet nga Barcelona

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 09:32
Ousmane Dembele

Ousmane Dembele është duke u përgatitur për vazhdimin e kontratës me Barcelonën.

Reprezentuesi francez është në vitin e fundit të kontratës së tij, por ai nuk pritet që të largohet.

Edhe trajneri Xavi thuhet se dëshiron ta mbajë atë në “Camp Nou” me një marrëveshje të re.

Përfaqësuesit e Dembeles kanë qenë në bisedime me hierarkinë e klubit për të zgjatur qëndrimin te Barça.

Nga palët thuhet se sinjalet janë pozitive për një marrëveshje që do të sigurohet në javët e ardhshme.

Sipas raportimeve nga “Marca”, ka pasur një hap të rëndësishëm pozitiv në negociata, me 26-vjeçarin që ka informuar Barcelonën se nuk do të aktivizojë klauzolën e largimit që ka në kontratën e tij aktuale.

Anësori ka një opsion që të largohet për 50 milionë euro para fundit të korrikut, por ai nuk do të dëgjojë ofertat eventuale nga klubet e interesuara. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat