Bën gati 90 milionë euro për talentin e Frankfurtit

Futboll

Bën gati 90 milionë euro për talentin e Frankfurtit

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 00:51
Randal Colo-Mouani

Duke parë pasigurinë për të ardhmen e Mbappe, PSG po punon për të gjetur zëvendësuesin e tij. Kampionët e Ligue 1 janë të interesuar për Randal Colo-Mouani, lojtar i Eintracht Frankfurt.

Sipas Bild, PSG ka nisur tashmë negociatat për Colo Muanin dhe mund të ofrojë 80 milionë euro për 24-vjeçarin.

Megjithatë, Eintracht Frankfurt e vlerëson Colo-Mouanin në 90 milionë euro.

Kontrata aktuale e lojtarit zgjat edhe për katër sezone të tjera. Për sulmuesin ka shumë interes edhe nga Manchester United dhe Bayerni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat